Google ADS

Të paktën 300 izraelitë të vrarë dhe dhjetëra të rrëmbyer, thotë ambasada në Turqi

09:50 | 8 Tetor 2023
E.H

Të paktën 300 izraelitë janë vrarë deri më tani dhe dhjetëra janë rrëmbyer, tha Ambasada e Izraelit në Turqi, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë të Izraelit.

BBC raporton se afro 2 mijë njerëz po trajtohen në spitale – 19 prej tyre janë në gjendje kritike, tha ai.

Kjo shifër nuk është konfirmuar drejtpërdrejt nga Izraeli.

Nërsa 313 palestinezë janë vrarë dhe rreth 2 mijë janë plagosur në Gaza nga sulmet ajrore hakmarrëse izraelite që nga e shtuna, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme