Google ADS

Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës

23:14 | 5 Janar 2025
E.H

Shërbimet e shpëtimit në Rripin e Gazës thanë këtë të diel se të paktën 23 persona u vranë në sulmet izraelite në enklavën palestineze, ku ushtria izraelite shënjestroi rreth 100 “objektiva terroriste” në dy ditët e fundit.

Sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Gazës, të paktën 11 persona, përfshirë fëmijë dhe gra, u vranë në një sulm ajror në mëngjes herët në një banesë në Gazën veriore.

“Ekipet e shpëtimit janë në kërkim të pesë personave të bllokuar në rrënoja”, shpjegoi përfaqësuesi për shtyp i Mbrojtjes Civile Mahmoud Basal. “Ata punojnë me duar, pasi nuk kanë pajisjet e duhura”.

Sipas Mbrojtjes Civile, të paktën 12 persona humbën jetën në bombardime të tjera izraelite në të gjithë Rripin e Gazës.

Ndërsa, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë së Hamasit në Gaza, të cilat konsiderohen të besueshme nga OKB-ja, të paktën 59 persona u vranë në 24 orët nga e premtja deri të shtunën./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme