Të paktën 20 persona janë vrarë në përleshjet në mes të protestuesve dhe policisë në Kashmirin e administruar nga India.
Demontrata të reja anti-indiane janë planifikuar edhe për ditën e sotme.
Autoritetet kanë thënë më 1 prill se tre ushtarë indianë, 13 militanë të dyshuar dhe katër civilë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një betejë të ashpër në jug të Sringarit.
Kjo ditë ka shënuar numrin më të lartë të të vdekurve në kryengritje në vitet e fundit, ndonëse nuk dihet ende për numrin total të viktimave.
Zyrtarët kanë raportuar se policia ka nisur zjarr, pasi mijëra protestues kanë dalë në rrugë dhe kanë hedhur gurë duke brohoritur kundër rregullit indian.
Demonstrata janë raportuar edhe në Srinagar, pas të cilave të gjitha shkollat janë mbyllur më 2 prill për shkak të thirrjeve për më shumë marshe.
Protestat kanë nisur pasi trupat indiane kanë lansuar një operacion kundër-rebelimit në jug të Kashmirit.
Ky rajon njihet si skenë e aktivitetit militant kundër rregullit të Nju Delhit.
Kashmiri është ndarë në mes të Indisë dhe Pakistanit prej përfundimit të rendit britanik më 1947.
Të dyja vendet kanë pretendime për rajonin dhe kanë zhvilluar dy lufta për këtë vend.
Nju Delhi akuzon shpesh Islamabadin për armatosje, trajnim dhe dërgim të luftëtarëve në Linjën e Kontrollit, për të sulmuar ushtarët indianë në Kashmir.
Pakistani hedh poshtë supozimet duke thënë se ofron vetëm ndihmë diplomatike në luftën e Kashmirit dhe të drejtën për vetëvendosje.
Mediat pakistaneze i janë referuar militantëve të vdekur si “martirë” ndërsa mediat indiane si “terroristë”.
Ky rajon është përballur me rritje të dhunës me të paktën 51 militantë të vdekur prej fillimit të vitit.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...