Të paktën 182 persona janë vrarë dhe qindra janë plagosur gjatë një muaji me përmbytje të mëdha për shkak të shirave sezonalë në Afganistan, njoftuan sot Kombet e Bashkuara dhe talebanët.
Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha se më shumë se 250 njerëz u plagosën nga përmbytjet, ndërsa më shumë se 3 mijë shtëpi u shkatërruan ose u dëmtuan, raportoi AP.
Sipas tij, të paktën 182 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve.
Sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, numri më i madh i vdekjeve ka ndodhur midis 16 dhe 21 gushtit, kur 63 persona humbën jetën nga përmbytjet dhe 30 të tjerë u raportuan të zhdukur. /euronews
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...