Të paktën 18 të vdekur nga tërmeti i dytë në Papua Guineja e Re

08:47 | 7 Mars 2018
Arbresh.info

Një tërmet i magnitudës 6.7 ka goditur zonën malore të Papua Guineja e Re ku kanë mbetur të paktën 18 persona të vdekur.

Dridhjet, pak pas mesnate goditën 31 km në jugperëndim të epiqendrës së tërmetit të hënës së kaluar që la qeverinë dhe agjencitë humanitare duke u përpjekur për të siguruar furnizime emergjente në rajonin e largët, transmeton portali arbresh.info

Australia dhe Zelanda e Re thanë të mërkurën se do të rrisin ndihmën për Papua Guinenë e Re.

Australia do të vendosë tre helikopterë këtë javë për të ofruar ndihmë, ndërsa Zelanda e Re do të dërgojë një aeroplan të dytë ushtarak për shpërndarjen e pajisjeve mjekësore dhe higjienike.

Tërmeti i së mërkurës ishte më i rëndi nga një seri e dridhjeve që kanë tronditur rajonin e pasur me burime rreth 600 km në veriperëndim të kryeqytetit Port Moresby./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme