Persona të armatosur vranë 16 besimtarë në një xhami në një fshat në Nigerinë veriore dhe rrëmbyen shumë njerëz, tha një zyrtar lokal.
Sulmi ka zgjatur për orë të tëra dje, raporton abcnews.
Dhjetëra sulmues mbërritën me motoçikleta dhe vrapuan si të egër nëpër fshat, duke vrarë njerëz që faleshin në xhami dhe i plaçkitën. Nuk dihet se sa persona janë rrëmbyer.
Sulmi është i fundit në një përshkallëzim të dhunës në Nigerinë veriperëndimore, ku grupet e armatosura po sulmojnë vendbanime të largëta, duke vrarë dhe rrëmbyer banorë për shpërblim.
Sulmuesit janë kryesisht të rinj nga grupi etnik Fulani, të cilët tradicionalisht janë blegtorë nomadë dhe kanë qenë në një konflikt prej dekadash me popullin Hausa, të cilët merren me bujqësi, për ujin dhe kullotat.
Forcat nigeriane të sigurisë kanë qenë të preokupuara për më shumë se një dekadë me luftimin e ekstremistëve islamikë në verilindje të vendit. Në shumë vendbanime të largëta në Nigerinë veriore, grupet e armatosura janë numerikisht më të forta se forcat e sigurisë.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...