Të paktën 13 të vrarë në sulmin ajror izraelit në qendër të Gazës gjatë natës

10:29 | 31 Tetor 2023
E.K

Të paktën 13 persona janë vrarë në një sulm ajror izraelit gjatë natës në qendër të Gazës, sipas një anëtari të stafit në Spitalin e Martirëve Al Aksa.

Sulmi goditi një shtëpi në al-Zawaida në Deir al Balah duke vrarë të 13 personat brenda, përfshirë fëmijë, i tha Dr Khalil Al Dikran, kreu i infermierisë në spital, një gazetari .

Gazetari, i cili ishte në Spitalin e Martirëve Al Aksa të martën në mëngjes, numëroi gjithsej 44 trupa në morg, përfshirë 13 të vrarë gjatë natës

Sipas Al Dikran, viktimat e tjera u vranë në sulmet të hënën pasdite që goditën dy shtëpi dhe një sallë dasmash që po përdoreshin për të strehuar banorët e zhvendosur që ishin larguar nga Gaza veriore.

Ai shtoi se sulmet ajrore të së hënës ndodhën në qendër të Gazës, duke vrarë 31 persona./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme