Të paktën 13 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga sulmi rus në jug të Ukrainës

18:28 | 8 Janar 2025
K.B

Zyrtarët ukrainas njoftuan së paktën 13 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një sulm ajror rus në qytetin jugor Zaporizhja.

Sulmi i së mërkurës u krye në një qark industrial në qytet, tha Ivan Federov, kryetar i administratës rajonale.

Pamje të publikuara nga shërbimet emergjente shfaqin trupat të coptuar dhe gjakosur njerëzish në trotuaret e qytetit, derisa zjarrfikësit nxitojnë për t’i shuar zjarret në vetura dhe në një ndërtesë administrative aty pranë.

“Nuk ka asgjë më mizore se sulmet ajrore në qytet, duke ditur që qytetarët e thjeshtë do të pesojnë”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme