Të paktën 13 persona kanë mbetur të vrarë në sulmet e reja ajrore izraelite në Rafah.
Kjo është bërë e ditur nga burime mjekësore të cituara nga Times of Israel. Sipas të njëjtave burime, si pasojë e sulmeve ajrore shumë persona kanë mbetur të lënduar.
Ndërkohë përpjekjet diplomatike u shtuan të dielën me synimin për të arritur një marrëveshje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gazë, ndërsa Izraeli po vazhdon sulmet ajrore e me artileri, ndaj territorit të goditur nga lufta.
Lufta filloi kur Hamasi kreu një sulm terrorist ndërkufitar në pjesën jugore të Izraelit më 7 tetor, në të cilin sipas autoriteteve izraelite, 1200 njerëz u vranë dhe 253 u morën peng.
Ndërkohë sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi, sulmet izraelite kanë vrarë 34 mijë palestinezë. Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Bashkimi Evropian dhe disa vende të tjera./abcnews.al
Letexier gjyqtari më i mirë i vitit sipas IFFHS
Si muzika e Krishtlindjeve mund të ndikojë në shëndetin tuaj
Lulja e Kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta patur ...
Lidhja ndërmjet ushqyerjes dhe shëndetit mendor
Zgjidhet telefoni më i mirë Android për vitin 2024
Ylli i Interit, Pavard uron Krishtlindjet nga Kosova