Bombardimet ruse në një qendër tregtare në Harkiv të Ukrainës kanë lënë të vrarë të paktën 11 persona. Dhjetëra persona të tjerë janë plagosur nga sulmi i 25 majit, i cili goditi një qendër tregtare të mbushur me vizitorë.
Guvernatori i rajonit të Harkivit, Oleh Synyehubov, tha më 26 maj se 11 persona janë konfirmuar të vdekur, duke shtuar se ekipet e shpëtimit druajnë se numri i viktimave do të rritet.
Më herët, Synyehubov dhe zyrtarë të tjerë ukrainas thanë se sulmi u krye me dy predha nga Rusia, të njohura si “bomba rrëshqitëse”, pasi armë të tilla rrëshqasin drejt objektivit me apo pa sistem që i drejton. Këso armësh janë përdorur nga Rusia në mbarë Ukrainën.
“Deri më tani, ne e dimë se më shumë se 200 persona mund të kenë qenë brenda hipermarketit”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përmes një postimi në Telegram.
Agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi, TASS, citoi një zyrtar të paidentifikuar rus, i cili tha se “një dyqan ushtarak dhe një post komande” ishte brenda qendrës tregtare, duke mos ofruar dëshmi për këtë pretendim.
Harkivi, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, në muajin e fundit po përballet me sulme të intensifikuara ruse, pasi Moska hapi një front të ri, pas nisjes së një ofensive të re në rajonin ukrainas me po të njëjtin emrë./Radio Evropë e Lirë/
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike