Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur pasi rrëshqitje të tokës të shkaktuara nga stuhia Molave goditën një provincë qendrore në Vietnam, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale raportuan se mbrëmë vonë 53 persona humbën jetën në dy rrëshqitje të tokës në provincën qendrore Quang Nam. Deri më tani, 11 trupa janë gjetur, ndërsa 42 të tjerë ende janë të zhdukur.
Ekipet e shpëtimit u përballën me vështirësi për të arritur zonat e prekura pasi rrëshqitjet e vogla të tokës kishin bllokuar rrugët.
Mijëra njerëz janë zhvendosur nga stuhia, linjat e telefonit celular po ashtu u ndërprenë në zonat e prekura.
Një ditë më parë, qeveria mobilizoi të paktën 250 mijë trupa deh 2.300 automjete për të luftuar “stuhinë më të keqe” me të cilën po përballet vendi në të paktën dy dekada.
Për shkaqe të sigurisë mbi 44.200 persona u evakuuan në provincën Phu Yen, e cila po kalon erëra të forta dhe reshje të mëdha të shiut.
Vendi i Azisë Juglindore po përballet me stuhinë Molave, e cila këtë vit është e nënta në Detin Lindor dhe e katërta në këtë muaj.
Zyra e Qendrës së Parashikimit Hidrometeorologjik e Vietnamit tha se stuhia është më e forta në 20 vjet dhe se gjatë ditës ajo do të lëvizë më thellë në brendësi para se të dobësohet.
Që nga fillimi i këtij muaji, rajoni qendror i Vietnamit është kapluar nga përmbytjet historike dhe stuhitë e mëdha.
Shirat, rrëshqitjat e tokës dhe përmbytjet kanë vrarë të paktën 130 persona, ndërsa 18 janë ende të zhdukur. Nga shirat janë prekur rreth 7 milionë njerëz në vend.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...