Të paktën gjashtë persona janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në një kishë në Hamburg të Gjermanisë.
Siç raporton BBC News, Policia njoftoi se po zhvillohet një operacion policor në një shkallë të gjerë në zonën veriore të qytetit Alsterdorf të Gjermanisë.
Mediat lokale raportojnë se ambulancat kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, e po ashtu policia të cilët janë në kërkim të autorëve të sulmit.
Sipas policisë së Hamburgut, sulmi me armë zjarri ndodhi në një kishë në rrugën Deelböge në lagjen Gros Borstel.
Mediat lokale e identifikuan vendndodhjen si një qendër të Dëshmitarëve të Jehovait.
Përmes një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare në Twitter, policia gjermane tha se nuk ka informacion të besueshëm për motivin e krimit dhe iu bë thirrje publikur që të mos përhapë lajme të pavërteta.
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...