Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kompanitë ajrore do të paguajnë shpenzimet për ushqimin dhe pagesat e hoteleve për pasagjerët që u anulohen apo shtyhen fluturimet. Propozimi është bërë Presidenti Biden.
Presidenti Joe Biden njoftoi se qeveria federale po harton rregulla të reja që mund t’u kërkojnë linjave ajrore të ofrojnë ushqime, hotele dhe kompensim shtesë për udhëtarët në fluturimet e anuluara ose të vonuara.
Sipas Biden, linjave ajrore do tu kërkohet të ofrojnë ushqime, hotele dhe kompensim shtese për anulimet e fluturimeve para se të rriten tensionet me udhëtarët gjatë periudhës verore.
“Unë e di se sa të frustruar janë shumë prej jush me shërbimin që merrni nga linjat ajrore tuaja amerikane,” tha Biden të hënën. “E kuptoj. Kjo është arsyeja pse prioriteti ynë kryesor ka qenë t’u ofrojmë udhëtarëve ajror amerikanë një marrëveshje më të mirë.”
Përmes rregullave të reja, kërkohet gjithashtu që linjat ajrore të përmirësojnë shërbimin ndaj klientit gjatë periudhave të vonesave ose anulimeve të shumta të fluturimeve.
Kjo është lëvizja e fundit në një seri nismash nga administrata Biden për të goditur linjat ajrore dhe për të forcuar mbrojtjen e konsumatorëve.
Biden deklaroi se rregullat e reja të kompensimit për vonesat e fluturimeve do të propozohen deri në fund të vitit, por mund të duhen vite për ta finalizuar këtë nismë./Euronews.al
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?