Mijëra emigrantë u mblodhën në vendkalimin kufitar Pazarkule të Edirnes për në Greqi pasi zyrtarët turq njoftuan të premten se nuk do të përpiqen më për të ndaluar emigrantet e parregullt për të arritur në Evropë, transmeton arbresh.info.
Përderisa, bëhet e ditur se deri më tani rreth 120 mijë persona kanë dalë nga shteti turk, policia greke përdori gaz lotsjellës për ndaluar hyrjen e emigrantëve në shtetin e tyre, si rezultat u plagosën dhjetëra refugjatë.
Pritjet e gjata në kufirin greko-turk, kanë bërë që mijëra emigrantë të malltretohen, e në mesin e tyre ka edhe fëmijë dhe pleq.
arbresh.info, ju sjellë pamjet më të reja nga kufiri greko-turk:
E gjithë kjo erdhi pas një sulmi të forcave të regjimit sirian mbi trupat turke në zonën e de-eskalimit të Idlibit, i cili martirizoi 34 ushtarë javën e kaluar.
Ndërkaq, Ankaraja është ankuar në mënyrë të përsëritur se Evropa nuk ka arritur t’i mbajë premtimet e saj në bazë të marrëveshjes së refugjatëve BE-Turqi të vitit 2016 për të ndihmuar migrantët dhe për të frenuar valët e mëtejshme të emigrantëve./arbresh.info/
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...