Të mërkurën takohen kryediplomati turk dhe ai rus

22:09 | 28 Qershor 2021
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka bërë të ditur se këtë të mërkurë në Turqi do të takohet kryediplomati rus, Sergey Lavrov dhe ai turk, Mevlüt Çavuşoğlu.

Ministria ruse njoftoi se Çavuşoğlu dhe Lavrov do të diskutojnë situatën në Kaukazin e Jugut, Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, Afganistanin, Ukrainën, Azinë Qendrore, Mesdheun Lindor dhe në rajonet e Detit të Zi, si dhe për Sirinë dhe Libinë.

Duke theksuar se po ashtu do të diskutohen edhe çështjet në lidhje me zhvillimin e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik midis dy vendeve, ministria ruse njoftoi se këtë vit në periudhën nga janari deri në prill vëllimi i tregtisë dypalëshe u rrit për 22,5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, gjegjësisht duke kaluar 9 miliardë dollarë.

Bashkëpunimi midis dy vendeve në fushën e ushtrisë dhe teknologjisë së lartë po ashtu do të vlerësohen në takim.

Ministria tha se dy kryediplomatët do të diskutojnë edhe çështje në lidhje me luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe përdorimin dhe prodhimin e vaksinës ruse “Sputin V” në Turqi./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme