Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, njoftoi se Komisioni duhet të propozojë paketën e dymbëdhjetë të sanksioneve kundër Rusisë këtë javë.
Borrell, pas takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së, tha se Komisioni mund të vendosë për këtë propozim në mbledhjen e të mërkurës dhe ta dërgojë atë për miratim në Këshillin e BE-së, transmeton Telegrafi.
“Paketa e re e 12-të do të përfshijë ndalime të reja të eksportit, ndër të tjera, për diamantët, pastaj hapa të rinj për të kufizuar çmimet e naftës për të reduktuar të ardhurat e Rusisë nga shitja e naftës dhe masa të reja kundër shmangies së sanksioneve”, tha Borrell.
Që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës, në shkurt të vitit të kaluar, Bashkimi Evropian ka miratuar 11 paketa sanksionesh kundër Rusisë.
Në anën tjetër, luftimet mes ukrainasve dhe rusëve janë duke vazhduar në pothuajse çdo pjesë të territorit të Ukrainës, duke raportuar për të vrarë dhe plagosur nga të dyja palët.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...