Një grup i të mbijetuarve të sulmit kimik në Siri ka bërë ankesë penale në Francë për dy sulmet që u kryen në gusht në vitin 2013 jashtë Damaskut.
Ata kanë bërë përgjegjës regjimin sirian të Bashar al-Assad për krime kundër njerëzimit dhe për krime lufte, tranmeton portali arbresh.info
“Ne kemi përpiluar prova që që përcaktojnë saktësisht se kush është përgjegjës për këto sulme … efektet e tmerrshme të të cilave vazhdojnë të prekin të mbijetuarit”, tha Hadi al Khatib, themelues dhe drejtor i Arkivit Sirian, i cili po mbështet nismën nga të mbijetuarit dhe Qendra Siriane për Media dhe Liria e Shprehjes (SCM).
Padia ka të bëjë me sulmet e vitit 2013 në Douma dhe rrethinat e Damaskut të Ghoutas Lindore.
Në tetor, grupet e të drejtave të njeriut paraqitën një ankesë penale në Gjermani duke kërkuar që prokurorët të veprojnë në lidhje me sulmin e sarin në 2013 në Ghouta Lindore dhe një sulm të vitit 2017 në qytetin Khan Shaykhun.
Këto konsiderohen si sulmet më të këqija në konfliktin sirian.
Si Franca dhe Gjermania kanë parimin e “juridiksionit universal”, i cili lejon gjykatat e tyre të hetojnë dhe ndjekin penalisht krimet kundër njerëzimit edhe nëse ato ishin kryer nga shtetas të huaj në territorin e huaj.
Nisma për Drejtësi e Shoqërisë së Hapur me bazë në New York është bashkuar me SCM dhe Arkivin Sirian për të ngritur paditë e tyre në Francë dhe Gjermani./arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?