Në Belgjikë, një grua u gjet gjallë pasi kishte mbetur e bllokuar në makinën e saj për pothuajse një javë gjatë valës së fundit të nxehtësisë që goditi vendin.
Sipas BBC, Corine Bastide, 45 vjeçe, kishte humbur afër qytetit Liege, më 23 korrik, dy ditë para se temperaturat të arrinin në 41,7 gradë Celcius.
Makina e saj përfundoi në një hendek në një zonë të izoluar, ku gruaja ishte plagosur në kolonën vertebrale duke mos qënë e aftë për të dalë nga automjeti.
Edhe pse e dehidratuar rëndë, ajo arriti të qëndrojë e vetëdijshme dhe mbijetoi duke pirë ujin e shiut.
Bastide u gjet pasi familja e saj ngriti alarmin në polici, i cila filloi kërkimet intesive.
Nga shtrati i saj në spital, gruaja theksoi për transmetuesin belg RBTF se nuk mendonte se do të gjendej nga askush në atë që ajo e përshkroi si një “ngrohtësi e tmerrshme’’.
”Në makinë nuk kisha ushqim dhe pije para aksidentit, kështu që kur filloi të binte shi, mblodha ujin e shiut në një kuti çamçakëzi dhe arrita të pija ujë’’, theksoi Bastide.
Pas gjashtë ditësh, kur një makinë ndaloi pranë zones të aksidentit, gruaja arriti të kërkonte ndihmë, ku edhe u shpëtua. Sipas të birit, ajo do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni dhe do të qëndrojë në spital për disa javë.
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...