Google ADS

Të martuar prej 51 vitesh, vdesin nga koronavirusi gjashtë minuta dallim

09:55 | 4 Prill 2020
Arbresh.info

Para disa javëve, Stuarti dhe Adrian Baker ishin plotësisht të shëndetshëm.

Çifti i pandashëm ishte martuar prej 51 vitesh dhe po jetonin në Boynton Beach, Florida në pension, transmeton portali arbresh.info.

Asnjëri prej tyre nuk kishte probleme serioze me shëndetin. E më pas në mesin e marsit ata u sëmurën.

Të dielën, të dy ndërruan jetë, gjashtë minuta dallim nga njëri-tjetrit, për shkak të komplikimeve nga Covid-19, bën të ditur djali i tyre Buddy Baker.

Adrian dhe Stuart Baker, në kohën e martesës së tyre.

Stuart Baker ishte 74-vjeçar kurse Adrian ishte 72-vjeçe.

Buddy Baker, një agjent i kamotshëm i NFL, ka folur publikisht për humbjen e prindërve të tij, duke përdorur tragjedinë e familjes së tij për të përsëritur seriozitetin e pandemisë globale të koronavirusit.

Në një video të shpërndarë gjerësisht në Twitter, ai u kërkoi njerëzve që të dëgjojnë rekomandimet për distancimin shoqëror dhe qëndrimin në shtëpi nga zyrtarët e shëndetit publik./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme