Një gjykatë në Malajzi përmbysi një politikë të qeverisë, të vjetër me dekada, e cila i ndalon publikimet e josmyslimanëve të përdorin fjalën “Allah” për t’iu referuar Zotit.
Vendimi i Gjykatës së Lartë në Kualla Llampur është pjesë e një rasti të ngritur nga Jill Ireland, një e krishterë malajziane.
Trembëdhjetë vjet më parë, zyrtarët në aeroport i kanë konfiskuar asaj disa materiale fetare që përmbanin fjalën “Allah”.
Ireland, pjesëtare e një grupi autokton, ka nisur më pas sfidën ligjore kundër ndalesës, e cila daton nga viti 1986.
Pas shtyrjeve të vazhdueshme, Gjykata e Lartë ka dalë në krah të saj, duke konstatuar se ajo ka të drejtë të mos përballet me diskriminim, për shkak të besimit të saj.
Gjykatësi ka vendosur po ashtu se ndalimi i të krishterëve për të përdorur fjalën “Allah” është “i paligjshëm dhe antikushtetues”, tha avokati i Irelandit, Annou Xavier.
Kushtetuta e Malajzisë garanton lirinë e fesë.
Të krishterët në Malajzi thonë se e kanë përdorur fjalën “Allah” për shekuj me radhë.
Por, autoritetet kanë argumentuar kundër përdorimit të këtij termi në literaturën jomyslimane, duke thënë se ai mund t’i hutojë myslimanët dhe t’i nxisë atë në konvertim.
Më pak se 10 për qind e popullsisë 32-milionëshe të Malajzisë vlerësohet të jetë e krishterë, ndërsa 60 për qind janë myslimanë.
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit