Google ADS

Të jetosh duke imituar Kim Jong-Un

21:56 | 14 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Kim Jong Un ka zënë kryetitujt e lajmeve gjatë 2018-ës për kërcënimin me armë bërthamore dhe për përplasjen verbale me Donald Trump për marrëveshjen e paqes.

Por sa herë ai përbën lajm, dy personave të tjerë u bien telefonat, shkruan David Cox. Një satirist politik që jeton në Hong, Kong Howard X dhe Minyong Kim nga Seuli, që njihen me emrin “Dragon Kim”, janë anëtarët e vetëm të asaj që ata e quajnë grupi i imituesve të Kim Jong-un.

Në 6 vitet e fundit, dyshja falë ngjashmërisë me Kim Jong Un, udhëheqësi i Koresë së Veriut, fitonin deri në 10 mijë USD në ditë në punë të tilla si videolojëra, hapjen e qendrave tregtare, dhe zbavitjen e vizitorëve.

Sa herë Kim Jong-Un lëshon një raketë ose kur e quan Donald Trumpin një matuf, atëherë telefoni im fillon dhe bie për punë”, thotë Howard. “Është gjithmonë në minutën e fundit, nganjëherë vetëm 24 orë përpara”, thotë ai./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme