Kriteri që tregon kufirin e varfërisë është mesatarja prej 2200 frangash në muaj për njerëzit që jetojnë vetëm dhe 4000 franga për familjet me dy prindër dhe dy fëmijë.
Zvicra dhe varfëria, janë koncepte që duket se nuk shkojnë bashkë. Megjithatë, në Zvicër, sipas kritereve zvicerane, sigurisht, janë 570 mijë veta për të cilët konsiderohet se jetojnë në varfëri relative. Ky numër është 7 përqindëshi i gjithë popullatës, shkruan srf.ch. Kriteri që tregon kufirin e varfërisë është mesatarja prej 2200 frangash në muaj për njerëzit që jetojnë vetëm dhe 4000 franga për familjet me dy prindër dhe dy fëmijë, thuhet në njoftimi nga Zyra Federale për Statistikë, duke iu referuar të dhënave për vitin 2015.
Sipas këtij njoftimi, rrezikut më të madh për të qenë i ose e varfër i nënshtrohen nënat kryefamiljare që rrisin fëmijë pa bashkëshortin, transmeton albinfo.ch. Ndërsa 3.9 për qind të njerëzve në Zvicër konsiderohen të varfër përkundër faktit se janë të punësuar. Megjithatë, shkalla e varfërisë e atyre që nuk punojnë është shumëfish më e lartë, gjegjësisht 13.6%. Gjithmonë fjala është për persona të moshës mbi 18 vjeçare.
Në përgjithësi në vitin 2015 në Zvicër kanë jetuar rreth 238 mijë njerëz të prekur nga varfëria, edhe pse në familjen e tyre ka qenë së paku një i punësuar, përcjell albinfo.ch. Në mesin e tyre kanë qenë 49000 fëmijë dhe të rinj nën 18 vjeç.
Në krahasim me vitin 2014 shkalla e varfërisë në vitin 2015 ka shënuar një ngritje të vogël, nga 6.6 në 7%.
Shkalla e varfërisë te të huajt që vijnë nga vendet jashtë Evropës është 11.7% gjegjësisht dukshëm më e lartë se mesatarja e Zvicrës.
Qytetet evropiane që janë magjike për Krishtlindje
Sfida e “Supermenit” në TikTok, Komuna e Lipjanit iu bën thi...
Vdes një 80-vjeçar si pasojë e zjarrit në një banesë në Shko...
Pesë mënyra natyrale për të luftuar infeksionet e traktit ur...
Të lindurit nën këto tre shenja të zodiakut adhurohen nga të...
“100% ka me dalë nga shtëpia”, për cilin banorë e ka fjalën ...