Adoleshenti Nicolas Cruz, i akuzuar për vrasjen e 17 personave në një shkollë në Florida, ka pranuar fajin, kurse gjykata i ka shqiptuar masën e paraburgimit deri në marrjen e vendimit përfundimtar.
“Cruz ka pranuar se sulmuesi që është futur në shkollë i armatosur me pushkë automatike R-15, dhe filloi të gjuaj në drejtim të nxënësve që në ato momente gjendeshin në korridore”, thuhet në një dokument të gjykatës, transmeton Telegrafi.
Më tej thuhet se ai ka pranuar se me vete kishte pasur municion shtesë, dhe se kishte arritur të ikë nga vendi i ngjarjes, ku një orë e gjysmë më pas është arrestuar nga policia që kanë njoftuar se gjatë kohës së arratisjes kishte qenë në McDonald’s në Wallmart.
Në ndërkohë kanë filluar të shfaqen informata të reja për Cruzin, në mesin e të cilave është fakti se kishte blerë pushkën automatike rrugëve legale, dhe se në rrjetet sociale kishte publikuar dhe ndoshta paralajmëruar sulmin, gjë që ka shtyrë FBI-në qysh nga viti i kaluar ta hetojë.
FBI ka pranuar se në shtator të vitit të kaluar kishte pranuar një porosi rrëqethëse, që ishte publikuar në internet ku thuhej: “Do të jem vrasës profesionist në shkollë”.
Ky koment ishte shkruar nga një autor me emrin Nicolas Cruz por që ishte publikuar në një kanal të huaj në YouTube, kurse tani besohet se atë e kishte bërë i dyshuari kryesor për sulmin në shkollë.
“Megjithatë, agjentët e FBI-së, asokohe nuk kishin informacione që do ta zbulonin “me kohë” lokacionin dhe identitetin e vërtetë që kishte publikuar këtë mesazh”, ka deklaruar para gazetarëve agjenti special Robert Lasky nga Jacksonville.
YouTube menjëherë kishte hequr këtë mesazh rrëqethës, kurse FBI kishte hequr dorë nga hetimet e mëtejshme.
Në sulmin e përgjakshëm janë vrarë 17 persona dhe 15 tjerë janë plagosur, kurse BBC raporton se në mesin e viktimave deri më tani janë identifikuar 12 nxënës që ishin të moshave nga 14 deri në 18 vjet. /Telegrafi/
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...