Së paku 130 persona të bllokuar në një hotel në Tenerife do të jenë të lirë të largohen, tha ministrja e shëndetit për regjionin Kanarina, Teresa Cruz.
“130 persona të 11 kombësive të ndryshme, që kanë arritur në hotel me datën 24, nuk kanë pasur kontakt me mysafirët e infektuar do të lirohen nga hoteli dhe do të qëndrojnë në kujdes të vetvetes” tha Cruz shkruan arbresh.info
Dhjetëra turistë janë kërkuar që të qëndrojnë në dhomat e tyre pasi një mysafir mashkull italian dhe shoqëruesi i tij kanë rezultuar pozitiv.
Sipas disa zyrtarëve spanjoll, një takim u mbajt sot me konsullatat e prekura dhe gjetën “një predispozicion të mirë për të bërë të mundur transferimin e qytetarëve në vendet e tyre të origjinës”.
Përpjekjet e tanishme kanë për qëllim ta bëjnë daljen e të ftuarve më të lehtë ndërsa presin për një ratifikim përfundimtar nga autoritetet gjyqësore, shtoi një deklaratë nga Departamenti i Shëndetit të Ishullit Kanarie./arbresh.info
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...