Sulmet i kryejnë në emër të Islamit, por thuajse secili terrorist që kryen akte vetëvrasëse ka një të shkuar të errët të lidhur veçanërisht me lëndët narkotike.
I tillë është edhe rasti i sulmuesit të fundit në Mançester, Salman Abedi. Ai përshkruhet si një nxënës i “zakonshëm” dhe i “qetë”, i cili konsumonte duhan përpara se të kthehej në xhihadist.
Miqtë e tij thonë se ai konsumonte kanabis dhe nuk kishte interes për fenë deri rreth një vit më parë, kur ai filloi të kalonte kohë me miq të ndryshëm.
“Ishte një pikë kthese. Ai filloi papritmas të dilte me njerëz që nuk i kisha parë më parë dhe jo me miqtë e tij të vjetër “, thotë një i njohur.
Abedi shkoi në Burnage Academy dhe thuhet se ishte një futbollist i zjarrtë.
Një tjetër detaj tregon se ai sapo ishte kthyer nga Libia e shkatërruar nga lufta përpara se të ndërmerrte sulmin e tmerrshëm. Ai ka bërë udhëtime të rregullta drejt vendit të tij në Afrikën e Veriut vitet e fundit.
Nga ana tjetër, Shërbimet e sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar po ballafaqohen së fundmi se janë paralajmëruar nga familja dhe shokët e tij se ai ishte njeri i rrezikshëm.
Të paktën dy persona që e njihnin të riut kanë paralajmëruar policinë rreth 5 vite më parë se ai mendonte se “një bombardues vetëvrasës ishte diçka OK”.
Përveç kësaj, burimet e inteligjencës amerikane kanë sugjeruar se të afërmit e Abdei kishin tentuar të paralajmëronin autoritetet për një kërcënim potencial.
Ministri i Brendshëm britanik Amber Rudd pranoi se 22 vjeçari që hodhi veten në erë me një bombë artizanale dhe që vrau mbi 20 persona në një koncert të hënë, ishte i “njohur” deri në një pikë nga shërbimet e sigurisë.
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...