Google ADS

Të gjithë të magjepsur nga liqeni Erhai në Kinë

18:35 | 22 Qershor 2019
Arbresh.info

Një mani e re fotosh ka pushtuar Kinën: vizitore nga i gjithë vendi vërshojnë në një liqen të provincës jugore Yunnan për të bërë foto apo për të shkrepur një selfie, duke rikrijuar pamjet që janë bërë virale në mediat sociale.

Njerëzit thonë se fotografitë nga liqeni Erhai ofrojnë gjithçka, duke nisur nga kafshët e rralla, tek fushat e blerta dhe lulet e bukura shumëngjyrëshe që i bëjnë pozat e tyre të duken si të nxjerra nga ndonjë revistë.

“Shumë prej miqve të mi vijnë këtu për të bërë selfie, ndaj mendova ta provoj edhe unë njëherë,” tha për Reuters një 18 vjeçare, Zeng Xinyue.

Ajo ishte bindur ta ndërmerrte këtë udhëtim pasi kishte parë foto të mrekullueshme të realizuara atje e të postuara në platformën dixhitale Douyin. Vetëm vitin e kaluar, kjo zonë tërhoqi 47 million vizitorë, më shumë se trefishi i numrit të regjistruar në 2010-tën. Hotele e bujtina kanë mbirë përgjatë gjithë rripit 50 km të gjatë të rrugës buzë liqenit, megjithëse është urdhëruar që disa prej tyre të prishen pasi presidenti Xi Jingping ka kërkuar që Erhait t’i kushtohet vëmendje më e madhe dhe të mbrohet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme