Të fundit nga gjendja e koronavirusit në Evropë

09:50 | 10 Korrik 2020
Arbresh.info

Italia ka caktuar masa të kufizimit për 13 vende që parashihen si të rrezikshme, pasi kanë një numër të madh të rasteve. Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza tha se pandemia është në një gjendje emergjente dhe nuk do të lejohet asnjë person nga vendet si: Armenia, Brazili, Bosnja dhe Hercegovina, Kuvajit, Maqedonia e Veriut, Moldavia dhe Peru.

Britania e Madhe ka vendosur që për shtetasit e Serbisë t’i nënshtrohen karantinës.

Bullgaria ka ndaluar tifozët që të marrin pjesë në stadiume dhe ka mbyllur klubet e natës për shkak të rritjes së numrit të rasteve.

Rusia është duke vazhduar kërkimet për një vaksinë kundër koronavirusit, ku një grup i njerëzve janë testuar dhe javën tjetër pritet të testohet një grup i dytë.

Franca ka apeluar te qytetarët që respektojnë masat e marra. Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran ka thënë se “një grup njerëzisht janë duke u relaksuar dhe nuk po zbatojnë masat e sigurisë, ne kemi nevojë për distancë sociale cdo ditë.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme