Të fajësosh Turqinë për krizën e refugjatëve është një “mosmirënjohje e vërtetë”, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).
“Të thuash që kriza e refugjatëve buron nga Turqia është vërtet mosmirënjohje”, tha Erdoğan në një konferencë shtypi së bashku me kryeministrin hungarez Viktor Orban në kryeqytetin Ankara, pas një takimi mes të dyve.
“Është Greqia ajo që po i dënon refugjatët me vdekje duke i shpuar varkat e tyre”, theksoi Erdoğan.
Presidenti Erdoğan tha gjithashtu se Greqia, në tërësi, është “shndërruar në një bazë ushtarake amerikane”, duke iu referuar vendosjeve ushtarake amerikane në rajonin verior të Aleksandoupolit (Dedeağaç) të Greqisë.
Nga ana e tij, Orban nënvizoi nevojën për një perimetër mbrojtës rreth Evropës, duke vënë në dukje se kontinenti është nën presionet e migracionit nga Mesdheu, Ballkani Perëndimor dhe Bjellorusia.
Ai tha se Evropa ka nevojë për aleatë dhe nëse një perimetër i tillë nuk vendoset, kontinenti do të jetë në një “situatë të vështirë”.
“Ne duhet të ndihmojmë miqtë tanë turq në lidhje me migracionin. BE-ja duhet të mbështesë Turqinë sa më shumë që të jetë e mundur”, tha Orban.
Turqia tashmë pret 4 milionë refugjatë, më shumë se çdo vend në botë.
Erdoğan tha gjithashtu se me kryeministrin hungarez gjatë takimit në Ankara kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, çështjet ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe lidhjet ekonomike dhe tregtare.
Ai tha se vëllimi aktual i tregtisë midis dy vendeve është 3-4 miliardë dollarë, duke shtuar se synojnë ta rrisin këtë shifër në 6 miliardë dollarë.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend