Të drejtat e grave në Afganistan, të cilat dikur konsideroheshin të kërcënuara, tani janë zhdukur. Sipas përfaqësuesve të OKB-së është ky realiteti në vendin e kontrolluar nga talebanët.
Alison Davidian tha se dekada punë dhe zhvillim në barazinë gjinore dhe të drejtat e grave janë zhdukur në pak muaj.
“Afganistani është i vetmi vend në botë ku vajzat ndalohet të shkojnë në shkollë. Gratë kufizohet të punojnë jashtë shtëpisë duke përjashtuar pak sektorë. Nuk ka asnjë grua në kabinetin qeveritar, nuk ka Ministri për Çështjet e Grave, duke hequr efektivisht të drejtën e tyre për pjesëmarrje politike”, thotë Alison Davidian, zëvendës përfaqësuesja e OKB-së në Afganistan.
Pas marrjes së pushtetit nga talebanët në gusht të vitit të kaluar, pasi forcat e SHBA-së dhe NATO-s u tërhoqën, udhëheqësit e saj premtuan një qeveri gjithëpërfshirëse, por në të ende mungojnë gratë.
Dhe kufizimet e reja po frenojnë jetën e vajzave çdo ditë.
“Grave u kërkohet të kenë një shoqërues burrë kur udhëtojnë më shumë se 78 kilometra dhe gjithashtu u kërkohet të mbulojnë fytyrat në publik. Të kombinuara, këto masa kufizojnë aftësinë e grave për të fituar jetesën, për të pasur akses në shëndet dhe arsimim, për t’i shpëtuar situatave të dhunës dhe për të ushtruar të drejtat e tyre”, shprehet përfaqësuesja e OKB.
OKB thotë se situata është një kambanë alarmi për botën se sa të brishta mund të jenë të drejtat gjinore.
Talebanët shumë shpejt mbushin vitin që kanë marrë pushtetin. Megjithatë, asnjë vend nuk e ka njohur ende qeverinë e grupit të linjës së ashpër. /euronews.al/
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...