Të dhëna që tregojnë se sa vrasës është COVID-19, në krahasim me shkaktarët tjerë në SHBA

12:47 | 19 Nëntor 2020
L G

COVID-19 ka vrarë 250,000 njerëz në SHBA deri më tani dhe kjo shifër thuhet se është 10 herë më e madhe se vdekja nga përplasjet e makinave në një vit.

Veç kësaj, në më pak se 10 muaj, COVID-19 ka vrarë më shumë njerëz sesa sulmet në tru, vetëvrasjet dhe përplasjet e makinave zakonisht në një vit të plotë – të kombinuara, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Dhe ekspertët e shëndetit thonë se nëse amerikanët nuk bëhen më seriozë në lidhje me mbajtjen e maskave dhe shmangien e shoqërimit të pakujdesshëm, shkalla e vdekjeve do të vazhdojë të rritet deri këtë vjeshtë dhe dimër.

Mediumi prestigjioz CNN ka sjellë një vështrim se sa vdekjeprurës është COVID-19, krahasuar me disa shkaqe të tjera të vdekjes në SHBA.

Për të marrë një pamje më të ekuilibruar, ata kanë marrë mesataren vjetore pesë-vjeçare që mbaron në vitin 2018, viti i fundit në dispozicion i të dhënave për shumicën e shkaqeve.

Përplasjet e veturave dhe COVID-19

Coronavirusi ka vrarë 250,000 njerëz në SHBA në më pak se 10 muaj, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Mesatarisht, 24,166 njerëz vdesin çdo vit në aksidente me makinë, sipas të dhënave nga Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut të Autostradave. (Numri përfshin shoferë ose pasagjerë të vrarë në përplasje makinash, jo të tjerë si biçikleta ose këmbësorë që u vranë si rezultat i përplasjeve me makina).

Kjo do të thotë se të paktën 10 herë më shumë njerëz kanë vdekur nga COVID-19 deri më tani këtë vit sesa aksidentet e makinave zakonisht për një vit të tërë.

Gripi dhe COVID-19

Mesatarisht 42,200 njerëz vdiqën nga gripi çdo vit nga 2014 deri në 2018, sipas të dhënave nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve – CDC, përcjell Telegrafi.

Kështu që në më pak se 10 muaj, vdekjet nga COVID-19 kanë arritur më shumë se pesë herë numrin mesatar të vdekjeve vjetore të gripit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme