Të dhëna për një shtet që ka aftësi bërthamore, çfarë zbuloi FBI në banesën e Trump

13:04 | 7 Shtator 2022
K.B

FBI ka gjetur një dokument që përshkruan aftësitë bërthamore të një qeverie të huaj (shteti të huaj) ndërsa po kontrollonte rezidencën e ish-presidentit amerikan Donald Trump, sipas Washington Post.

Gazeta shtoi se disa nga dokumentet e gjetura kërkonin leje speciale, përtej edhe një leje top-sekret.

FBI bastisi pronën e Trump në Mar-a-Lago më 8 gusht.

Trump i është kundërpërgjigjur FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë, duke i quajtur ata “përbindësh të egër” dhe duke pretenduar se i ka deklasifikuar të gjitha dokumentet.

Trump është nën hetim për marrjen e dokumenteve qeveritare nga Shtëpia e Bardhë pasi mandati i tij përfundoi në janar 2021.

Dyshohet s ai mori dokumentet në shtëpinë e tij në pronën Mar-a-Lago në Palm Beach./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme