Të burgosurit palestinezë i japin fund grevës së urisë

23:05 | 27 Maj 2017
Trina Galanxhi

Qindra të burgosur palestinezë që gjenden në burgjet e Izraeli i kanë dhënë fund grevës së urisë që e kishin filluar që nga 17 prilli.

Protesta e tyre ka përfunduar në bazë të një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Kryqi i Kuq, thonë burimet palestineze dhe izraelite, transmeton portali arbresh.info

30 nga më shumë se 800 të burgosur që i ishin nënshtruar protestes janë shtruar në spital gjatë ditëve të fundit, duke ngritur frikën e një përshkallëzimi të përleshjeve mes focave izraelite të sigurisë në Bregun Perëndimor.

Analistët palestinezë e përshëndetën marrëveshjen si një fitore për grevistët e urisë pasi autoritetet izraelite u zotuan vazhdimisht të mos negoconin me “terroristët” e dënuar.

Autoritete nga Kryqi i Kuq kishin paralajmëruar se mjekët që kanë vizituar të burgosurit janë të shqetësuar rreth ‘pasojave shëndetësore’./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme