Drejtoresha e Amnesty International në Turqi, së bashku me dy gjermanë dhe një shtetas suedez, janë arrestuar gjatë një takimi në një hotel në ishullin Büyükada.
Sipas autoriteteve turke, të dyshuarit ishin duke planifikuar ngjarje provokative që do të mund të nxisnin protesta në Turqi, shkruan e përditshmja Aksham, transmeton portali arbresh.info
Raporti i publikuar në këtë të përditshme thotë se drejtoresha e AI, Idil Eser, po përgatiste raporte për të justifikuar aktet e dhunshme gjatë protestave të vitit 2013.
“Amnesty International” akuzoi rëndë policinë turke për arrestimet dhe tha se, ato janë bërë pa asnjë arsye.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjithashtu komentoi arrestimet e fundit në samitin e G20-tës në Hamburg, duke thënë se zbulimi që dërgoi deri në bastitje kishte gjetur se po prekeshin interesat e shtetit turk./Arbresh.info
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja