Të afërmit e Hamish Harding, një nga 5 viktimat e tragjedisë së nëndetëses Titan ka bërë thirrje për një hetim të plotë për vdekjen e pesë pasagjerëve në thellësi të Atlantiku.
Në një intervistë me korrespondenten speciale të BBC-së, Lucy Manning, Lucy Cosnett pyeti se çfarë kontrollesh sigurie kishin qenë në vend përpara tragjedisë.
“Duhet të hetohet plotësisht, për të parë se çfarë shkoi keq, pse ndodhi, pse ata nuk mbijetuan”, tha Cosnett.
“Harding do të kishte ditëlindjen nesër. Ai do të ishte 59 vjeç. Do t’i kisha dërguar një mesazh ose do të përpiqesha ta telefonoja për t’i uruar ditëlindjen”, tha më tej ajo.
Duke reflektuar për ditët e fundit, Cosnett tha: “Kur lexova se kishin dëgjuar zhurma përplasjeje, ndihesha me shpresë se ndoshta po vinte nga nëndetësja. Por dje ishte më e keqja kur dëgjova se ai nuk ia doli, se të gjithë vdiqën”, tha ajo./euronews
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha