Presidenti i ShBA-së, Joe Biden dhe krerët republikanë kanë shprehur optimizëm se një marrëveshje për rritjen e tavanit të borxhit amerikan është në cep të arritjes.
Shpresa vjen pas një takimi emergjentë të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, raporton BBC.
Në anën tjetër ka qenë zëdhënësi i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, që ka treguar para reporterëve që të dyja palët ende janë larg.
Kjo bllokadë e ka detyruar presidentin Bien që ta anulojë një udhëtim jashtë vendit. Pa një marrëveshje, ShBA mund të përfundojë në një mospagesë katastrofike borxhi prej 31.4 trilionë dollarësh, para 1 qershorit.
Një dështim i qeverisë amerikane për t’i përfunduar obligimet me borxhin mund të shkaktojë një kaos financiar global.