Vendosja nga administrata Trump e tarifave amerikane ndaj importeve të çelikut dhe aluminit për të nxitur industrinë vendase dhe për të mbrojtur vendet e punës, ka filluar të ketë efektet e saj në sektorët të ndryshëm të ekonomisë amerikane, përfshirë industrinë në rritje të birrës artizanale.
Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kane Farabaugh, një fabrikë e re birre nuk kishte parashikuar si pjesë e modelit të tyre të biznesit, luhatjen e çmimit të kanaçeve për shkak të tarifave.
Kur Dan Katt themeloi birrarinë “Good City Brewing” në vitin 2016, në qytetin Milwaukee, të shtetit Wisconsin, ai nuk pati imagjinuar kurrë një luftë tregtare mes administratës Trump dhe Kinës.
“As nuk e mendonim që mund të vinte një administratë e tillë”, thotë zoti Katt.
Zotit Katt as nuk i shkoi në mendje se do t’i ulej fitimi kur vendosi të shiste birrën në kanaçe alumini, në vend të shisheve të qelqit.
“Shpenzimi ynë më i madh shkon për paketimin. Kur morëm vendimin për kanaçet, nuk e prisnim se do të ndikoheshin nga tarifat”, thotë zoti Catt.
Këto kanaçe janë të prodhuara nga alumini, 30% e të cilit vjen nga furnizues të huaj, përgjithësisht nga Kina. Alumini i huaj tashmë ka një tarifë prej 10%.
“Çmimi i aluminit është një shqetësim. Ne blejmë gjithnjë me shumicë, gati 215 mijë kanaçe me një blerje”, thotë zoti Catt.
Ato mjaftojnë për vetëm tre muaj.
“Edhe sikur të rriten me një qindarkë të vetme, ajo është rreth 15% e çmimit. Materiali i paketimit përfaqëson shpenzimin tonë më të madh në fabrikë, pas çmimit të vetë birrës. Mendojmë se do të rritet shumë gjatë 2019-ës”, thotë zoti Catt.
“Tarifat janë taksa për qytetarët amerikanë. Kur i vendosim tarifa çelikut dhe aluminit, ato shtojnë koston e tyre në Shtetet e Bashkuara”, thotë Brian Kuehl, drejtor i organizatës “Fermerët për Tregtinë e Lirë”.
Organizata e zotit Kuehl po bën fushatë aktive kundër tarifave, për të cilat Presidenti Trump thotë se po sjellin rezultate.
“Kemi ndërmarrë hapin historik për të rikthyer vendet amerikane të punës, duke goditur praktikat shumë abuzive tregtare të Kinës. Dhe kjo do të sjellë rezultat, duke mbledhur miliarda dhe miliarda në taksa ndaj Kinës. Kjo nuk ka ndodhur më parë dhe ata dëshirojnë të arrijnë një marrëveshje. Kjo është gjë e mirë pasi më pëlqen Presidenti i tyre Xi, dhe mendoj se do ta arrijmë një marrëveshje. Një marrëveshje të drejtë”, deklaroi për mbështetësit Presidenti Trump.
“Nuk mendoj se lufta e tanishme tregtare me Kinën po shkon në drejtimin e duhur. Mendojmë se po rrit kostot për prodhuesit amerikanë, për fermerët amerikanë, dhe po ul mundësitë për eksporte. Po i shkaktojmë dëm afatgjatë bujqësisë tonë dhe aftësisë për të konkurruar në tregje të huaja”, thotë zoti Kuehl.
Zoti Katt nuk eksporton birrën e tij në tregje të huaja, por biznesi i tij varet nga paketimi prej alumini, si dhe paisjet e bëra nga çeliku.
“Ne blejmë paisje çeliku që vjen nga Kina. Kjo përbën shqetësim për ne, ndërsa përpiqemi të shtojmë kapacitetin. Po e ndjejmë se po rriten çmimet bazë”, thotë zoti Katt.
Zoti Katt thotë se kompania e tij do ta vazhdojë rritjen, megjithë efektin e tarifave. Por, ai shpreson që SHBA-ja dhe Kina të arrijnë një marrëveshje tregtare, përpara se ai të detyrohet t’ua faturojë konsumatorëve rritjen e kostos./voa/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...