Google ADS

Tarifat e çelikut nga SHBA, Merkel: BE-ja të lihet jashtë listës

21:37 | 9 Mars 2018
Trina Galanxhi

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje që Bashkimi Europian të lirohet nga tarifat e reja amerikane për importin e çelikut dhe aluminit.

“Opsioni më i mirë do të ishte që BE të përjashtohet nga lista”, tha ajo për liderët e bizneseve të mëdha në Mynih, transmeton portali arbresh.info

Merkel paralajëmroi se askush nuk mund të fitonte këtë “garë” dhe se në fund këto tarifa do të rrezikonin të gjithë.

Presidenti Donald Trump thotë se SHBA ka vuajtur nga “tregtia e padrejtë” dhe se tarifat do të rrisin industrinë.

Detyrimet e importit -25 përqind në çelik dhe 10% në alumin, do të hyjnë në fuqi pas 15 ditësh, ndërsa Kanadaja dhe Meksika do të përjashtohen derisa negociata të vazhdojnë mbi Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikes së Veriut (Nafta)./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme