Tanku humbi kontrollin në kthesë, shtypi njërën pjesë të veturës së pensionistit

17:34 | 27 Qershor 2018
Arbresh.info

Ky është momenti kritik, kur një tank që kishte humbur kontrollin në kthesë, shtypi njërën pjesë të veturës së pensionistit që po ngiste në Bjellorusi.

Pamjet dramatike, e tregojnë makinën ushtarake që lëvizë me shpejtësi nëpër qendrën e qytetit Grodno, transmeton Telegrafi.

Derisa një tank kaloi si duhet, tjetri që ishte pas, bëri një lëvizje shumë më të egër, që për pasojë përfundoi mbi një Volkswagen Polo – që kishte ndaluar para dritës së kuqe.

Për fat të mirë, rrotat me zinxhir shtypën pjesën ku makina ishte e zbrazët, teksa shoferi që ndodhej në timon shpëtoi pa asnjë lëndim. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme