Ukraina sot rreshtoi tanke ruse të djegura dhe automjete luftarake përgjatë një rruge qendrore në kryeqytetin Kiev, ndërsa ukrainasit përgatiten të shënojnë Ditën e Pavarësisë.
Festa kombëtare, e cila shënon 32 vjetorin e pavarësisë nga Moska, bie saktësisht 18 muaj pasi Rusia nisi një pushtim ndaj fqinjit të saj jugor. Njerëzit ecnin përgjatë rrugës Hresçatik në zemër të kryeqytetit, duke parë armaturën e djegur të mjeteve të blinduara luftarake dhe pjesëve të tjera të pajisjeve, të rreshtuara në një rresht të gjatë si një paradë ushtarake e të vdekurve.
Dita e Pavarësisë, e cila do të mbyllet për shkak të luftës së rëndë, po festohet në një kohë kritike për Kievin, ndërsa po vazhdon kundërsulmi ndaj forcave pushtuese.
Forcat ukrainase po bëjnë përparim të ngadaltë në lindje dhe jug të vendit dhe ende nuk kanë kapur vendbanime më të mëdha. Banorët në qendër të Kievit thanë se u pëlqente fakti që pajisjet e shkatërruara ruse ishin të ekspozuara dhe shpresonin se kjo do të rriste shpirtin luftarak të ukrainasve.
“Unë mendoj se është një ide e mirë për të treguar se çfarë është e aftë ushtria jonë dhe për të treguar se sa keq janë rusët në luftime”, tha 23-vjeçari, Mark Omelchenko. “Është e rëndësishme të shohim shembuj të tillë të fitoreve tona”, shtoi ai.
Mykola Kaplun, 74-vjeçari nga qyteti perëndimor i Ukrainës, Vinnytsia, i cili po vizitonte mbesën, tha se ishte mirënjohës për mbështetjen perëndimore.
“Por, ndjenja se fitorja me siguri do të vijë nuk ka ndryshuar,” tha ai. “Dhe intuita ime më thotë se e gjithë kjo do të përfundojë deri në fund të vitit, me fitoren tonë”, shtoi Kaplun.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar. /Telegrafi/
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...