Presidenti ukrainas ka paralajmëruar që tanket ruse janë duke u mbledhur në kufi, pasi ai ua ndaloi të gjithë meshkujve rusë të moshës ushtarake që të hyjnë në vend.
Petro Poroshenko pretendon që ka dëshmi se tanket ruse janë duke u renditur vetëm 18 km nga kufiri, në afërsi të saj ku Rusia mban municione dhe sisteme multi-raketore, raporton Sky News, transmeton portali arbresh.info.
Lançusesit kundërajror rusë janë duke u grumbulluar gjithashtu në afërsi të kufirit ukrainas.
Sistemet raketore tokë-ajër si pjesë e një njësie ushtarake të Forcës Ajrore ruse dhe Qarku Jugor Ushtarak rus hynë në detyra luftarake pranë qytetit të Krimesë, Dzhankoy, vetëm 19 kilometra nga Ukraina.
Poroshenko bëri pretendimet për një grumbullim ushtarak rus në kufi vetëm disa orë pasi akuzoi presidentin Vladimir Putin se donte të aneksonte gjithë vendin e tij./Arbresh.info/
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...