Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, u ka bërë thirrje forcave të armatosura kombëtare që të “jenë gati” për të mbrojtur sovranitetin e vendit nga kërcënimet e SHBA-ve.
“Ne kemi qenë të kërcënuar ashpër nga perandoria më kriminale në historinë e njerëzimit”, tha Maduro, duke iu refereuar Shteteve të Bashkuara, transmeton portali arbresh.info
Lideri i Venezuelës i ka bërë këto komente pasi mbajti një fjalim në paradën ushtarake në bazën ajrore El Libertador në shtetin Aragua, në përkujtim të krijimit të Komandës Strategjike Operacionale e forcave të armatosura Venezuelës.
Ai ka thënë se ushtria e Venezuelës duhet të garantojë mbrojtjen dhe “të ketë gati pushkët, raketat dhe tanket” për të ruajtur “çdo pëllëmbë të territorit kombëtar”.
Maduro tha se vendi i tij nuk e “bombardon askë pa ndërhyrë në punët e brendshme të vendit të tij”.
Tensionet mes SHBA-ve dhe Venezuelës janë rritur ndjeshëm pas zgjedhjes së Asamblesë Kushtetuese në muajin korrik.
Shtetet e Bashkuara i kanë quajtur zgjedhjet e paligjshme, duke akuzuar udhëheqësin e Venezuelës si “antidemokratik”./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...