Dy pjesëtarë të forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara kanë vdekur të shtunën pas shpërthimit të një bombe në Afganistan.
Përpos ushtarëve të vdekur, dy të tjerë u plagosën nga bomba që shpërtheu në provincën Kandahar, bëri të ditur misioni i NATO-s në Afganistan.
Trupat e sulmuara ishin duke e kryer një patrullë afër aeroportit të Kandaharit, tha zëdhënësi policor, Jamal Nasir Barkzai.
Përgjegjësinë për sulmin e morën talibanët. Zëdhënësi i këtij grupi, Zabihullah Mujahid, tha se bomba e ka shkatërruar automjetin e amerikanëve, duke i lënë të vdekur të gjithë personat që ndodheshin në të.
Dhuna në Afganistan zakonisht pakësohet gjatë dimrit. Megjithatë, talibanët këtë vit kanë zhvilluar shumë operacione, pavarësisht reshjeve të mëdha të borës në zonat malore.
Shtetet e Bashkuara janë duke zhvilluar bisedime me talibanët për t’i dhënë fund luftës së gjatë në këtë shtet, shkruan “France24”, transmeton Gazeta Express.
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...