Google ADS

Talibanët vrasin dy persona dhe plagosin 12 të tjerë në protestat e përgjakshme në Afganistan

14:01 | 18 Gusht 2021
S D

Të paktën dy persona janë vrarë dhe 12 janë plagosur pasi talibanët kanë shtënë me armë ndaj protestuesve që vendosën flamurin afgan në Jalalabad.

Flamuri bardh e zi i talibanëve që ishte duke u valvitur në qendër të Jalalabadit që ndodhet 115 km në lindje të Kabulit është hequr dhe është zëvendësuar me flamurin e shtetit të Afganistanit këtë të mërkure, shkruan AlJazeera.

Videor që po qarkullojnë në rrjete sociale shfaqin turmën e njerëzve që shpërndahen pas krismave të armëve.

Në një video të dytë shihen dhjetra protestues që valvitin flamurin afgan.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme