Ky sulm, vjen një ditë pasi kryengritësit vranë 24 forca afgane në provincën jugore të Zabulit.
Së paku nëntë forca afganë të sigurisë janë vrarë sot nga talibanët, duke u bërë kështu sulmi i dytë i këtij lloji, me gjithë shtytjen për një marrëveshje për paqe, transmeton Telegrafi.
Në një sulm brenda natës, kryengritësit vranë shtatë policë në provincën veriore Kapisa. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Tariq Aryan ka thënë se incidenti ndodhi në luginën afgane të rrethit Najrab.
Gjatë shkëmbimit të zjarrit, raportohet të jenë vrarë edhe tre sulmues talibanë, ka thënë një zyrtar. Në një sulm të ngjashëm, kryengritësit vranë dy forca afgane të sigurisë në provincën fqinje Baghlan, thanë vendasit.
Sulmet vijnë një ditë pasi kryengritësit vranë të paktën 24 forca afgane të sigurisë, në një sulm brenda natës në një stacion të përbashkët policie dhe ushtrie në provincën jugore të Zabul.
Atta Jan, është një anëtar i këshillit të provincës, që konfirmoi numrin e të vdekurve në Zabul, duke thënë se një ishin disa infiltruesve talebanë, që ndihmuan në organizimin e sulmit.
Duke dënuar sulmin, Presidenti Mohamed Ashraf Ghani tha se kjo tregon hezitimin e talebanëve për të vendosur për paqen.
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...