Grupi ekstrem taliban është duke u përgatitur për shpalljen e qeverisë së re sot, ndërkohë ekonomia e vendit është në rrezik të kolapsit.
Zyrtari islamik, Ahmad Mutaki, postoi në rrjetet sociale se do të mbahet ceremoni në pallatin presidencial në Kabul , ndërsa stacioni televiziv privat Tolo raportoi se shpallja e qeverisë së re është e pashmangshme.
Megjithatë nuk është ende e sigurt nëse donatorët dhe investitorët ndërkombëtarë do ta konsiderojnë qeverinë e re legjitime.
Si rrjedhojë, analistët flasin për një krizë të rëndë ekonomike në Afganistan.
Talibanët sunduan Afganistanin përmes një këshilli të pazgjedhur nga viti 1996 deri në 2001, duke imponuar një version ekstrem të sheriatit.
Këtë herë lëvizja islamike dëshiron të paraqesë një figurë më të moderuar, pasi sipas tyre janë angazhuar në mrojtjen e të drejtave të njeriut.
Por Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe vende të tjera janë skeptikë ndaj pohimeve të talibanëve, duke thënë se njohja formale e qeverisë së tyre dhe ndihmës financiare për Afganistanin do të varet nga veprimet e tyre.
“Ne nuk do të marrim parasysh fjalët e tyre, ne do të marrim parasysh veprimet e tyre,” tha nënsekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nulande, gjatë një konferencë për shtyp dje, 1 shtator.
“Pra, ata kanë shumë për të provuar (…)gjithashtu kanë shumë për të fituar, nëse mund të qeverisin Afganistanin në një mënyrë krejt të ndryshme nga hera e fundit që ishin në pushtet,” shtoi ajo.
Gunnar Vigkant, Komisioneri i BE-së për Azinë dhe Paqësorin, tha se BE nuk do të njohë zyrtarisht lëvizjen islamiste, nëse nuk i plotëson disa kushte të caktuara, të tilla si formimin e qeverisë, në të cilën të duhet tu ofrohet të gjithëve mundësia për të marrë pjesë dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
“Nuk ka dyshim midis shteteve anëtare të BE -së dhe në G7: ne duhet të mbajmë komunikim me talibanët, duhet të flasim me talibanët, duhet t’i ndikojmë, duhet të përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion,” i tha ai Parlamentit Evropian.
“Por ne nuk do të nxitojmë të njohim këtë qeveri të re ose të ndërtojmë marrëdhënie zyrtare,” shtoi ai.
Organizatat humanitare kanë paralajmëruar se katastrofa ekonomike është e pashmangshme në Afganistan, pasi thatësira dhe konflikti i gjatë kanë detyruar mijëra familje të largohen nga shtëpitë e tyre.
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...