Talibanët i janë afruar shumë, kontrollit të plotë mbi Afganistanin, me kryeqytetin Kabul tani të vetmin qytet të madh të mbetur në duart e qeverisë.
Të dielën militantët morën kontrollin e Jalalabad, një qytet kyç lindor, pa luftë. Ai pasoi kapjen e bastionit verior të qeverisë të Mazar-i-Sharif vetëm një ditë më parë.
Rrëzimi i shpejtë i forcave qeveritare e ka vënë Presidentin Ashraf Ghani nën presion në rritje për të dhënë dorëheqjen.
Ai duket se përballet me një zgjedhje të ashpër mes dorëzimit ose luftës për të mbajtur kryeqytetin.
Ndërkohë, SHBA ka filluar evakuimin e anëtarëve të stafit nga ambasada e saj në Kabul. Të dielën në mëngjes ata u dërguan në aeroport ku u panë duke hipur në gjashtë avionë të mëdhenj të transportit ushtarak. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur 5,000 trupa për të ndihmuar në operacion.
Presidenti Joe Biden ka mbrojtur vendimin e tij për të përshkallëzuar tërheqjen e SHBA nga Afganistani, duke thënë se ai nuk mund të justifikojë një “prani të pafundme amerikane në mes të konfliktit civil të një vendi tjetër”.
Çfarë ndodhi në Jalalabad?
Raportet të dielën në mëngjes thanë se talebanët pushtuan qytetin, kryeqytetin e provincës Nangarhar, pa asnjë të shtënë.
“Nuk ka përplasje që po ndodhin tani në Jalalabad sepse guvernatori i është dorëzuar talebanëve,” tha një zyrtar lokal afgan për agjencinë e lajmeve Reuters.
“Lejimi i kalimit te talebanët ishte mënyra e vetme për të shpëtuar jetën e civilëve.”
Gazetari Tariq Ghazniëal postoi imazhe në Tëitter të supozuara që tregojnë se guvernatori krahinor ua dorëzon kontrollin talebanëve./Syri.net/
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën