Talibanët ndalojnë organizatat suedeze në Afganistan pas djegies së Kuranit

08:32 | 11 Korrik 2023
K.B

Administrata talibane tha të martën të gjitha aktivitetet e Suedisë në Afganistan duhet të ndalohen pas djegies së Kuranit jashtë një xhamie në kryeqytetin suedez muajin e kaluar.

“Pas fyerjes së Kuranit të shenjtë dhe dhënies së lejes për fyerje të besimeve myslimane…Emiratet Islamike të Afganistanit urdhërojnë ndalimin e të gjitha aktiviteteve të Suedisë në Afganistan”, tha Zabiullah Mujahid, një zëdhënës i administratës talibane në një deklaratë për media.

Që kur talibanët morën kontrollin në vitin 2021, Suedia nuk mban më një ambasadë të hapur në Afganistan.

Urdhri pritet të ndikojnë në organizatën joqeveritare suedeze, Komitetin Suedez për Afganistanin, i cili ka një prani të konsiderueshme në të gjithë vendin, duke ofruar ndihmë në kujdesin shëndetësor, arsimin dhe zhvillimin rural me mijëra punonjës ndihmës të përfshirë.

Muajin e kaluar, një emigrant irakian në Suedi dogji Kuranin jashtë një xhamie në Stokholm, duke shkaktuar zemërim të gjerë brenda botës myslimane.

Komiteti Suedez për Afganistanin nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi urdhrin e talibanëve. Administrata talibane nuk dha detaje se cilat organizata do të prekeshin./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme