Google ADS

Talibanët mbyllin sallonet e bukurisë në Afganistan

10:24 | 24 Korrik 2023
A Z

Në Afganistan javën e ardhshme pritet që të mbyllen të gjithë sallonet e flokëve dhe të bukurisë me urdhër të talebaneve duke bërë që të ngelin pa punë rreth 60,000 njerëzve.

Talebanet muajin e kaluar morën vendimin për mbylljen e salloneve të bukurisë, duke e kufizuar akoma më shumë hapësirat e hapura për gratë afgane, të cilat tashmë janë të përjashtuara nga shkolla, palestrat dhe parqet.

Mediat e huaja shkruajnë se 23-vjeçarja Zarmina kishte shkuar në një sallon për të lyer flokët kur mësoi se të gjitha sallonet në vend do të ishin të mbyllura.

“Pronarja u trondit shumë dhe filloi të qajë. Është mënyra se si ajo jeton familjen e saj”, tha 23-vjeçarja për të vazhduar: “Nuk mund të shihesha as në pasqyrë kur më bënin vetullat. Të gjithë po qanin. Kishte heshtje”,

Zarmina jeton në Kandahar në Afganistanin jugor, bastioni konservator i talebanëve, ku jeton lideri suprem.

Ajo thotë se është e zakonshme këtu që burrat t’i ndalojnë vajzat e tyre të grimohen ose të shkojnë në sallone bukurie. Zarmina u martua në moshën 16 vjeçare. Ajo thotë se mjaftoi një vizitë tek estetistja për t’i dhënë një ndjenjë të rrallë lirie.

“Nuk më lejuan të largohesha vetëm nga shtëpia, por arrita të bindja bashkëshortin tim dhe mua më lejuan të vizitonim sallonin e bukurisë dy ose tre herë në vit.

Ajo shkonte në sallon me një grua nga lagjja e saj, duke krijuar një miqësi të thellë me një nga punëtorët.

Liritë e grave janë tkurrur në mënyrë të vazhdueshme që atëherë. “Tani gratë flasin vetëm për papunësinë, diskriminimin dhe varfërinë”, thotë Zarmina./abcnews.al

 

Të ngjashme