Militantët talibanë kanë marrë përgjegjësinë për sulme ndaj policisë, ushtrisë dhe inteligjencës në kryeqytetin e Afganistanit dhe zyrtarët e sigurisë konfirmuan se janë duke ndodhur sulme të vazhdueshme në dy zona të qytetit.
Njëri nga sulmet kishte për qëllim një zyrë të agjencisë së inteligjencës së Afganistanit, dhe u krye në periferi të Kabulit, transmeton arbresh.info.
Një betejë me armë shpërtheu në mes të forcave të sigurisë dhe një numri të panjohur të personave të armatosur menjëherë pas një shpërthimi të madh në perëndim të Kabulit, tha një zyrtar i policisë.
Luftimet u përqendruan pranë një selie të qarkut të policisë që gjendej jo larg shkollës trajnuese ushtarake.
Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga policia dhe ende nuk dihet asgjë për viktima.
Shpërthimi ishte aq i madh sa që u dëgjua në anën tjetër të qytetit./Arbresh.info
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...