Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid tha të martën, më 24 gusht, se talibanët nuk do të lejojnë më që shtetasit afganë të shkojnë në aeroportin e Kabulit, për shkak të situatës kaotike në aeroport.
Gjatë një konference për media, ai tha se njerëzit e mbledhur në aeroport duhet të shkojnë në shtëpi, duke shtuar se siguria e tyre do të garantohet.
Por, Mujahid tha se Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë që të ftojnë njerëzit në aeroport, në mënyrë që të evakuohen me aeroplanë.
“Ne kërkojmë nga amerikanët”, tha ai “që të mos inkurajojnë afganët që të largohen… ne na duhet talenti i tyre”.
Po ashtu, Mujahid tha se nuk mendon se afati për evakuimin nga Kabuli do të shtyhet.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka thënë se ai shpreson që deri më 31 gusht të mund të tërhiqen të gjitha forcat amerikane, por ai po përballet me presion nga aleatët evropianë dhe Britania që ky afat të zgjatet.
Sipas Mujahid, ka kohë të mjaftueshme që shtetasit e huaj të largohen deri më 31 gusht dhe tha se talibanët “nuk janë në favor” që shtetasit afganë të lejohen të largohen.
Zëdhënësi i talibanëve tha po ashtu se mediat afgane kanë rifilluar punën dhe po ashtu janë rihapur spitalet, shkollat, universitetet dhe qeveria lokale.
Talibanët morën kontrollin e kryeqytetit afgan, Kabul më 15 gusht, teksa forcat amerikane kishin nisur që të tërhiqeshin nga Afganistani. Nga frika nga talibanët, mijëra afganë ia kanë mësyrë aeroportit të Kabulit për të ikur nga shteti.
Rreth 50.000 të huaj dhe afganë janë larguar nga Afganistani përmes aeroportit të Kabulit, që prej se talibanët morën kontrollin e Kabulit, ka thënë Qeveria amerikane./REL/
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...